Shtatori nis me diell/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë të hënë

Pritet rritje e vlerave Barike në territorin shqiptar duke sjellë mot të qëndrueshëm po të freskët.

Parashikohet që paraditja në vendin tonë të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me diell.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët deri në 30°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.


Shtuar 1.09.2025 09:40