Shqiptarja që gjeti dashurinë në “Love Is Blind:UK” – historia që mori gjithë vëmendjen

Në sezonin e dytë të reality shout të famshëm, “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e mori një çift që preku publikun me historinë e tyre – Jed dhe Bardha.

Ai, një djalë nga Essex me origjinë libaneze, dhe ajo, një shqiptare e rritur në Mbretërinë e Bashkuar, u lidhën shpejt në “pods” (dhoma të veçanta të mbyllura ku nuk mund të shohin njëri-tjetrin), duke ndarë vlera të përbashkëta, respekt për trashëgiminë kulturore dhe dëshirën për të krijuar një familje me dy fëmijë.

Bardha ndau një pjesë të rëndësishme të jetës së saj: si familja e saj u arratis nga Kosova gjatë luftës kur ajo ishte vetëm pesë vjeçe, përvojë që e formoi si një grua të pavarur dhe ambicioze, por me një lidhje shumë të fortë me prindërit.

Kjo e bëri lidhjen me Jedin edhe më të thellë, pasi të dy e vlerësonin jashtëzakonisht familjen.

Gjatë takimeve në “pods” ata folën për emra fëmijësh, planifikuan darka familjare dhe e pranuan hapur se po dashuroheshin.

@lololand35 Jed and Bardha reveal. #loveisland#loveislanduk ♬ original sound – S

Në takimin e tyre të fundit, Jed i propozoi Bardhës dhe ajo pranoi menjëherë, duke shënuar një nga momentet më të bukura të sezonit.

Takimi i parë ballë për ballë u mbush me emocione dhe me një “Të dua” të sinqertë nga të dy.

Në udhëtimin e dashurisë në Qipro, ata vazhduan të forconin lidhjen, diskutuan për fëmijët e ardhshëm dhe ndanë net plot romancë.

Bardha u ndje e sigurt se Jed do të përshtatej në mënyrë të përkryer me familjen e saj, ndërsa ai u zotua se do të kujdesej gjithmonë për të.

Në gjithë sezonin e dytë, Jed dhe Bardha mbetën një nga çiftet më të forta dhe më të komentuar, duke e ndërtuar historinë e tyre mbi dashuri, respekt dhe vlera familjare.


Shtuar 18.08.2025 17:07