Shqiptari rreh me grushte 82-vjeçaren në Itali, u përpoq t’i vidhte çantën

Një grua e moshuar është sulmuar në hyrje të shtëpisë së saj nga një i panjohur që donte t’i merrte çantën

Policia italiane ka arrestuar grabitësin e dyshuar.

Në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar 40-vjeçar i akuzuar për tentativë grabitje të rëndë dhe plagosje.
Viktima 82-vjeçare po kthehej në shtëpi pasi kishte bërë pazar. Kur ndodhej te hyrja e shtëpisë, shqiptari i arrestuar e sulmoi. Ai me siguri e kishte ndjekur në rrugë dhe më pas u përpoq t’i hiqte çantën.

Por e moshuara shtrëngoi fort rripin e çantës dhe nuk e lejoi ta merrte edhe kur 40-vjeçari e goditi me shqelma dhe grushta.

Ajo ra nga shkallët dhe pësoi disa mavijosje. Shqiptari u largua, por humbi celularin në shkallë. Falë telefonit dhe kamerave të vëzhgimit në zonë, hetuesit identifikuan dhe arrestuan 40-vjeçarin./Albeu.com


Shtuar 24.08.2023 20:39