17-vjeçarja shqiptare Amanda S, e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 3 qershor është gjetur.
Media greke kanë shkruar se 17-vjeçarja shqiptare ishte zhdukur në zonën e Haidarit dhe në lidhje me zhdukjen e saj është arrestuar një shqiptar.
Dyshohet se ai e rrëmbeu 17-vjeçaren, ndërsa përmes një reklame rozë që ai kishte postuar në internet e kishte detyruar atë të takonte burra të tjerë.
Sipas asaj që u bë e njohur, pas zhdukjes së saj, ishte fshehur një rrjet i trafikut njerëzor.