Shqiptari po dhunonte bashkëshorten pasi nuk i dha para, vajza e mitur telefonon policinë: Ndihmë!

“Ndihmë, babai po e rreh nënën, ejani shpejt”.

Kjo është kërkesa për ndihmë nga një 15-vjeçare, e cila telefonoi policinë italiane dhe kërkoi ndërhyrjen e tyre pasi i ati po dhunonte te ëmën.

44-vjeçari shqiptar akuzohet për keqtrajtim në familje, krim i rënduar nga fakti se e ka kryer në prani të dy vajzave të tyre të mitura.

Ngjarja ka ndodhur në një qytet në provincën e Katanias. Burri akuzohet se ka rrahur gruan e tij sepse ajo nuk ka pranuar t’i japë para.

Kur mbërriti policia në shtëpinë e çiftit shqiptar gjeti gruan me gërvishtje dhe mavijosje në krahun e majtë, shkruan Ansa.

Gruaja u tha ushtarakëve se lidhja e tyre ishte në krizë prej rreth një viti dhe se prej katër muajsh ai e kishte rrahur dhe ofenduar, duke i zhvatur edhe para.

Pasi gjeti një punë për të mbajtur familjen, ajo gjeti guximin për ta paditur atë, por pas largimit fillestar të 44-vjeçarit nga shtëpia e saj, ajo e mirëpriti përsëri dhe e fali, duke besuar se burri mund të ndryshonte qëndrim.

Megjithatë ai vazhdoi me sjelljen e dhunshme dhe kur kthehej në darkë në shtëpi ishte nën ndikimin e substancave alkoolike ose psikotrope.

Gjatë sulmit të fundit, burri i vuri duart rreth qafës për ta mbytur. Është vërtetuar arrestimi i 44-vjeçarit dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit./Albeu.com


Shtuar 10.10.2023 11:20