Një shqiptar i arrestuar në Greqi i ka dhënë fund jetës në qelinë ku ishte vendosur për paraburgim.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur ditën e enjte në Evia, Chalkida.
Mediet në Greqi shkruajnë se shqiptari, u gjet i varur me çarçaf në qeli.
Gazetari Artur Bibe bën me dije se bëhet fjalë për 52-vjeçarin Kastriot Periku, nga Skrapari.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/