Shqiptarët zgjedhin të festojnë Pashkët Ortodokse në atdhe përballen me pritje të gjata në palën greke

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është regjistruar një fluks i shtuar udhëtarësh, pasi shumë shqiptarë po kthehen në vend për të kaluar festën e Pashkëve pranë familjeve të tyre.

Autoritetet shqiptare kanë marrë masa për të përballuar situatën duke shtuar numrin e sporteleve. Aktualisht, në hyrje të territorit operojnë pesë sportele, ndërsa në dalje vetëm një.

Të lidhura

None found

Fluksi më i madh është regjistruar në hyrje, por pala shqiptare ka arritur të shmangë pritjet e gjata falë hapjes së sporteleve në maksimum.

Ndryshe paraqitet gjendja në anën greke, ku sipas udhëtarëve pritjet kanë shkuar deri në një orë e gjysmë. Autoritetet shqiptare vijojnë të monitorojnë situatën, duke paralajmëruar se fluksi pritet të rritet edhe në ditët në vijim.


Shtuar 9.04.2026 23:34