Shqiptarët renditen ndër popujt më inteligjentë në Ballkan me një IQ mesatar prej 101, duke u pozicionuar në vendin e 22-të në nivel global.
Në një “Koeficient të Inteligjencës” prej 101.00, shqiptarët janë populli më inteligjent në Ballkan dhe mes 30 popujve më inteligjentë në botë.
Të lidhura
None found
Të dhënat e publikuara nga faqja International IQ Test e rendisin Shqipërinë në vendin e parë në rajon dhe të 22-tin mes 137 shteteve.
Shqipëria arriti një mesatare prej 101 pikësh, duke shënuar një rritje me 3.81 pikë nga matja e vitit të shkuar, siç tregon analiza.
Pas shqiptarëve, të dytët për inteligjencë në Ballkan renditen serbët me 99.83 pikë, dhe të 35-tët në nivel global.
Në vend të tretë është Greqia me 99.55, më pas Kroacia me 99.32.
Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 48 dhe Mali i Zi në vendin e 54 në renditjen globale.
Nivel më të “ulët” inteligjence në Ballkan shënojnë Bosnja dhe Hercegovina me 97.13 dhe së fundmi Bullgaria me 96.54.
Për Kosovën mungojnë të dhënat.
Shqipëria renditet pas vendeve si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërsa lë pas vende si Zvicra, Italia dhe Franca.
Renditja globale tregon se vendet me IQ më të lartë janë Hong Kong-u me një vlerësim prej 107.73, i dyti Koreja e Jugut me 106.97 dhe e treta Kina me 106.48.
Ky rezultat tregon një potencial të lartë intelektual të shqiptarëve, që mbetet të shfrytëzohet më mirë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
