“Shqiptarët kanë lënë shenjën e tyre”, Artan Hoxha nga Ekuadori: Sezoni vjeshtë-dimër do të jetë plot surpriza (FOTO LAJM)

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka premtuar se njëzon plot me surpriza dhe të papritura gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit.

Komentet Hoxha i bëri teksa ka publikuar fotografi nga Ekuadori, sëbashku me shefin e Divizionit të Anti-drogës në Distriktin e 8-të.

“Me Shefin e Divizionit te Antidroges ne Distriktin 8-te(Guayaquil, Duran, Samborondon), te Ekuadorit,

Leitnant Kolonel Darëin Sangoquiza…

Distrikti 8-te, mbulon zonen kryesore te trafikut te kokaines jo vetem ne bregun e Oqeanit Paqesor por ne gjithe Ameriken Latine, duke perfshire portin me te madh te Ekuadorit, nga ku nisen ngarkesat e kokaines,  për në Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ne Europe.

Ku shqiptaret, padyshim kane lene shenjen e tyre.

Nje takim interesant ne lidhje me narkotrafikun ne nivel global, shoqeruar me informacion dhe detaje nga specialisti-analist i divizionit te antidroges, kryesisht per organizatat kriminale shqiptare qe veprojne ne Ekuador….

Do kemi sezon vjeshte-dimer plot me surpriza kete vit, pas takimeve interesante me ata, qe e luftojne trafikun e kokaines dhe ata, qe e trafikojne drejt tregut me te pasur ne bote, Europes…”, është shprehur Hoxha./albeu.com/