Shqiptarët gjejnë “zgjidhje” për vajin e ullirit që nuk shitet, tentojnë të fusin 9 ton në Itali, policia u prish planet

Një sasi prej 9 tonësh vaj ulliri është sekuestruar ngaolicia italiane gjatë janarit, pas kontrollit të autobusëve me udhëtarë që ishin nisur nga Shqipëria.

Sipas mediave italiane e vaji ishte futur mes bagazheve të pasagjerëve dhe se produkti ishte paketuar në 110 bidona plastikë të pasterilizuara.

Vetëm sot, në Portin e Brindizit dhe kanë sekuestruar 3 tonë vaj ulliri nga Shqipëria, ndërsa 6 tonë të tjerë janë sekuestruar më herët këtë muaj.

Zyrtarët e Agjencisë së Akcizave, Doganave në bashkëpunim me Financierët e Brindisit, kanë konstatuar se produktet nuk kanë pasur me certifikatë shëndetësore, dokument tregtar apo doganor dhe ngjarja është konsideruar si një tentativë për kontrabandë të produkteve duke shmangur taksat.

 

 

“Në muajin e fundit, Agjencia e Akcizave, Doganave dhe Monopoleve dhe Guardia di Finanza kanë sekuestruar 9 tonë vaj ulliri nga Shqipëria, duke siguruar kështu rikuperimin e mbi 13 mijë eurove të taksave”, thuhet në deklaratën e autoriteteve italiane.

Kujtojmë që gjatë këtij viti shitja e vajit të ullirit të prodhuar nga fermerët vendas ka qenë e vështirë. Sipas qeverisë, ky problem vjen sepse fermerët kanë mbjellë shumë ullinj.

“Kemi pasur ndër vite një problematikë të mbimbjelljes së rrënjëve të ullinjve pasi janë rreth 10 mln rrënjë në të gjithë vendin që janë mbjellë pa një planifikim dhe sistemim që ka sjellë dhe një mbiprodhim në faza të caktuara”, ka thënë me herët ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.

/albeu.com


Shtuar 26.01.2023 17:56