Shqiptarët do të udhëtojnë pa viza drejt Kinës, vendi aziatik përballet me valë pandemie

Së shpejti qytetarët shqiptarë do mund të udhëtojnë pa viza në Kinë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”, shkruan Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Kujtojmë që kjo lëvizje vjen pas një marrëveshjeje që të dyja vendet nënshkruan. Heqja e vizave vjen në një moment kur Kina po përballet me një vallë tjetër të pandemisë së Covid-19 dhe shpesh ka zbatuar bllokime të rrepta.

Në të njëjtën kohe, marrëveshja e bën Shqipërinë vendin e dytë në rajon që heq vizat me Kinën, pas Serbisë. Ky veprim mund të shihet si në kundërshtim me politikën e Bashkimit Evropian, në një kohë kur Kina është shfaqur herë pas here në mbështetje të Rusisë dhe nuk ka dënuar hapur luftën në Ukrainë. /albeu.com


Shtuar 17.01.2023 12:12