Shqiptarët dhe ‘dashuria’ e tyre për kafen/ INSTAT: Rritje prej 27.5% e konsumit nga viti 2021 deri në 2025

Kafja mbetet një nga produktet më të dashura për shqiptarët.

Sipas të dhënave zyrtare të Instituti i Statistikave konsumi i kafes në vend ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë katër viteve të fundit.

Nga rreth 8 mijë ton në vitin 2021, ajo është rritur në 10.2 mijë ton në vitin 2025, duke reflektuar një rritje me 27.5 % në total.

Rritja e konsumit ka sjellë edhe rritje të çmimit të kafes për kilogramë. Nga 690 lekë që ishte në vitin 2024, në vitin e kaluar çmimi i saj arriti në 720 lekë për kilogramë.

Arsyet për këtë rritje nuk lidhen vetëm me Shqipërinë, por me tregun botëror. Prodhuesit kryesorë të kafes janë përballur me thatësira, probleme klimatike dhe ulje të prodhimit, ndërsa kostot e transportit janë rritur ndjeshëm.

Si pasojë, çmimi i kafes në bursat ndërkombëtare ka arritur nivele të larta dhe kjo valë ka ardhur pa vonesë edhe në tregun shqiptar, i cili është tërësisht i varur nga importi.

Ndërsa konsumimi i kafesë në Shqipëri është rritur gjatë 4 viteve të fundit, çmimet e saj ndryshojnë në varësi të zonës.

Në disa zona të kryeqytetit, një filxhan kafeje kushton deri në 120 lekë afër qëndrës, ndërsa në zona të tjera të periferisë, ende mund të konsumosh një kafe me çmim rreth 80 lekë, kjo sipas preferencës dhe mundësive të qytetarëve.

Nga kafenetë e lagjeve deri te baret e qendrave urbane, nga zyra deri në shtëpi, filxhani i kafes është kthyer në një shoqërues të pandarë të ditës jo vetëm për shqiptarët, por edhe për turistët të cilët zgjedhin vendin tonë si destinacion për ta vizituar qoftë për një periudhë të shkurter apo të gjatë.

Cili është çelësi i një marrëdhënieje të shëndetshme? Ekspertet zbulojnë thelbin
Konsumi i kafes (2021-2025)

Viti 2021 8.9 mijë ton

Viti 2022 7.6 mijë ton

Viti 2023 8.6 mijë ton

Viti 2024 8.6 mijë ton

Viti 2025 10.2 mijë ton


Shtuar 15.02.2026 09:52