Kombëtarja e jonë e futbollit ka bërë histori në Leskovac, duke mundur kombëtaren e Serbisë 1:0 me golin e Rei Ramanjt.
Rei Manaj ka shënuar sot një gol historik në Serbi në ndeshjen me Shqipërinë. Kombëtarja e Shqipërisë gjeti avantazhin në fundin e pjesës së parë, pikërisht nga ky futbollist.
Por gëzimi i tij nuk ka zgjatur edhe për shumë kohë pasi pas realizimit të golit, Manaj festoi me simbolin e shqiponjës me duar, por u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri.
Manaj duket se po shlyen gabimin e Tiranës, ku humbi penalltinë po ndaj Serbisë, në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”.