Këtë të mërkurë, Shqipëria është zgjuar me një situatë moti të pazakontë me mjegull të dendur. Në kryeqytet mjegulla e dendur ka qenë e pranishme kudo, teksa edhe temperaturat mbeteshin të ulëta.
Po ashtu, edhe në qytetet e tjera ka pasur prani të mjegullës.
Gjithashtu, edhe qyteti i Fier është zgjuar këtë mëngjes i mbuluar nga një mjegull e dendur, e cila ka krijuar vështirësi të ndjeshme në qarkullimin e mjeteve.
Në disa akse rrugore brenda qytetit dhe në hyrje-daljet kryesore, dukshmëria ka qenë e reduktuar ndjeshëm, duke detyruar drejtuesit e automjeteve të lëvizin me shpejtësi të ulët.
