Shqipëria, vend me aktivitet të lartë sizmik: Cilat qytete janë më të rrezikuara nga tërmetet?

Në mes të prillit të vitit 2019, sizmologu i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, prof.Edmond Dushi, u shpreh për mediat se “Shqipëria po hyn në periudhën e aktivitetit të lartë sizmik”. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për parashikim – pasi tërmetet nuk parashikohen – por për studime.

Sipas profesorit dhe studimeve të shumta, tërmetet e fuqishëm e godasin Shqipërinë kryesisht çdo 30-40 vite. Përpara tërmetit të pasdites së djeshme, lëkundja më e fortë që ka goditur vendin ishte ajo e vitit 1979, me magnitutë 7.0, me qendër Tivarin dhe Ulqinin, i cili shkatërroi dëme të mëdha në Shkodër.

Qytetet që ndodhen pranë vijës ndarëse mes pllakave dhe janë më të rrezikuara nga tërmetet janë: Durrësi, Vlora, Shkodra dhe qyteti i Sarandës. Po kështu edhe zonat e Lushnjes, Elbasanit dhe Dibrës paraqesin rrezikshmëri.

Gjthashtu bëhet me dije se i gjithë Ballkani, sipas studimeve, sidomos Greqia dhe Turqia, është një zonë me aktivitet të lartë sizmik./albeu.com


Shtuar 17.10.2021 23:18