Shqipëria në “Fitur 2025”/ Rama ndan pamjet nga prezantimi: Një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë

Këtë të mërkurë, përmes një video të publikuar në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë  pamje nga prezantimi i Shqipërisë në FITUR Madrid, një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë.

“MIRËMËNGJES dhe me prezantimin e Shqipërisë në FITUR Madrid, një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë me fokus tregun spanjoll e latin prej nga vizitorët po shtohen vit pas viti, që nis sot për të prezantuar emocione e përvoja të reja që vendi ynë ofron, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Viti 2024 shënoi rritje nga tregjet e Amerikës Latine si dhe vizitorët spanjollë që arritën shifrën e 109 mijë vizitorëve ose 26% më shumë se viti paraardhës.

Përmes sloganit “Albania All Senses”, Shqipëria prezanton potencialet e saj nën qasjen e praktikave të qëndrueshme të zhvillimit të turizmit.

Ky panair është i rëndësishëm për tërheqjen e vizitorëve nga Spanja dhe tregjet e Amerikës Latine, ndërsa marrin pjesë mbi 9000 ekspozues.

Gjatë ditëve të panairit “Fitur”, nga 22-26 janar stenda e Shqipërisë do të kthehet në një qendër hapësirash diskutimi, prezantimeve të përvojave turistike përmes inteligjencës artificiale, aplikacionit të Udhëtimeve TEA dhe përvojave gastronomike.

 


Shtuar 22.01.2025 08:40