Çmimi më i lartë i karburantit, qoftë benzinë apo naftë, kur bëhet fjalë për rajonin është në Shqipëri. Nga ana tjetër, çmimet më të mira janë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Mali i Zi është në mes.
Benzina kushton 1.580 për litër në Mal të Zi, që është më e shtrenjtë se në Serbi, ku çmimi për litër është 1.518, transmeton N1.
Në Bosnje dhe Hercegovinë një litër benzinë kushton 1.369 euro, e ndjekur nga Sllovenia me 1.414 dhe Kroacia me 1.500, ndërsa është më e shtrenjta në Shqipëri me çmimin 1627 për litër.
Kur bëhet fjalë për çmimin e karburantit dizel, i cili në Mal të Zi është 1.410 për litër, ai është gjithashtu më i favorshmi në Maqedoninë e Veriut, ku është 1.117 euro për litër.
Pason Bosnja dhe Hercegovina me çmim 1.331 për litër, ndërsa në Slloveni çmimi është 1439 euro.
Nafta kushton 1.500 në Kroaci dhe 1.577 në Serbi për litër.
Sërish vendi më i shtrenjtë është Shqipëria, ku një litër naftë kushton 1.627 euro.
Në Hungari çmimi i benzinës për litër është 1.545 euro, ndërsa nafta 1.507, po ashtu për litër. Në Austri benzina është më e shtrenjtë dhe çmimi i saj për litër është 1.603 euro, ndërsa çmimi i naftës është 1.568.
Çmimi i naftës në Greqi është 1.596 për litër, ndërsa në Bullgari është më i lirë dhe kushton 1.304 euro.