Shqipëria “mbytet” nga nafta kontrabandë, sot u kap anija me 22 500 ton, e njëjta skemë u tentua në shtator 2022

Shqipëria duket se është kthyer në një parajsë për kontrabandën e karburanteve, ku importuesit e fusin pa paguar asjnë detyrim doganor, duke shkelur shpesh madje edhe embargot e OKB-së, SHBA-ve apo BE-së ndaj shteteve apo zonave në konflikt.

Pavarësisht kësaj, shqiptarët vijojnë të paguajnë naftën më të shtrenjtë në rajon duke qenë në krye të listës edhe në Europë.

Policia ka kapur sot një anijeme 22 500 ton naftë, e cila dyshohet se vinte nga Rusia, por pëmes një makinacioni “në letra” ishte deklaruar se ishte importuar nga vendet e rajonit.

Shqipëria "mbytet" nga nafta kontrabandë, sot u kapën 22 500 ton, e njëjta skemë u tentua në shtator 2022
Shqipëria “mbytet” nga nafta kontrabandë, sot u kapën 22 500 ton, e njëjta skemë u tentua në shtator 2022

Anija me naftë kontrabandë e porositur nga kompania AVGas e biznesmenit Pirro Bare sipas Ora News, ishte kapur nga shërbimet inteligjente partnere, të cilat njoftuan autoritetet shqiptare për sasinë e madhe të naftës ruse që po vinte në Shqipëri duke u “rregulluar” me letra sikur ishte turke.

Të njoftuar për këtë veprim, autoritetet tona nuk kanë mundur të bëjnë veprime ndaj anijes në fjalë, e cila prej disa ditesh endej në det të hapur duke bërë që policia sot të ndërhyjë me argumentin se bëhej fjalë për naftë kontrabandë.

Në fakt, kjo është një skemë e përsëritur në Shqipëri. Në shtator të vitit të shkuar, një sasi e ngjashme nafte u tentua të futej në Shqipëri nga kompania “Kastrati Group”.

Autoritetet tona refuzuan të bëjnë publike emrin e importuesit të asaj sasie nafte, por më pas u mësua nga dosjet e prokurorisë në gjykatë.

Sasie e naftës në fjalë e ngarkuar në anijen “Queen Majeda” ishte nisur nga Libia nën embargo dhe kishte ardhur deri në Durrës, ku sërish shërbimet inteligjente perëndimore kishin njoftuar autoritetet tona për gjithçka. Pasi mësuan se u “kapën” as kompania porositëse dhe as autoritetet tona nuk bën dot asnjë veprim mbi anijen në fjalë duke u detyruar më pas që këta të fundit të bënin një operacion anti-kontrabandë.

Skema është e njëjtë, vetëm porositësit ndryshojnë, ndërsa në në burg mbeten vetëm marinarët. /albeu.com


Shtuar 20.02.2023 10:32