Davide Pecorelli, 47 vjeç, biznesmeni nga San Giustino, i cili u deklarua i vdekur në Shqipëri në janar të vitit të kaluar dhe u rishfaq jashtë ishullit Montecristo në shtator, është liruar nga burgu i Capanne, pasi të kenë përfunduar formalitetet burokratike, raportojnë mediat italiane.
Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm të drejtuar nga Sergio Sottani.
Prokurori kishte kërkuar edhe mosvleftësimin e arrestit, kërkesë e cila u pranua.
Pecorelli akuzohet nga autoritetet shqiptare që ka nisur praktikat e ekstradimit për mashtrim, deklarime të rreme, përdhosje varresh, pengim të drejtësisë, dëmtim, zjarr dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
Pecorelli kishte inskenuar vdekjen e tij me një aksident të rremë automobilistik në Shqipëri. Makina ishte djegur dhe u gjetën mbetje njerëzore brenda së cilës, sipas policisë shqiptare, Pecorelli kishte marrë duke përdhosur një varr në një varrezë përtej Adriatikut.