“Shqipëria ka një udhëheqje të fortë”, Macron vlerëson Ramën: Mori një mandat të qartë qeverisës. Do të jeni pjesë e BE-së!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë fjalës së tij nga Tirana ku mori pjesë në punimet e forumit ekonomik ‘Invest in a connected Europe’ ftoi investitorët të investojnë në Shqipëri, duke shtuar se do të gjejnë një udhëheqje të fortë.

Shefi i Elysee tha se drejtimi i vendit nga Edi Rama ka dhënë rezultate dhe fitorja në zgjedhjet e 11 majit i dha një mandat të qartë qeverisës.

Sipas tij, rruga e Shqipërisë drejt BE-së tanimë është një realitet, ndërsa premtoi se Parisi dhe Berlini do të mbështetësin procesin e anëtarësimit.

Emmanuel Macron: Këtu në Shqipëri, qartësisht keni në fakt pikën hyrëse në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, është një pikë kyç në Mesdhe dhe në Europë. Ju inkurajoj të investoni në Shqipërisë sepse keni një udhëheqje të fortë dhe nuk flas vetëm sepse është miku im por se ka sjellë rezultate. Dhe në dy vitet që vijnë, duke qenë se ka një mandat të qartë, do të jenë pjesë e BE-së. Të jeni të sigurt se ne si Europianë do të japim rezultate. Duke qenë se kemi një linjëzim të fortë mes Francës dhe Gjermanisë. Ju lutem investoni në Europë se kemi nevojë për besimin tuaj, për investimet tuaja, në mënyrë që të realizojmë këtë agjendë kaq ambicioze se është agjenda e duhur jo vetëm për europianët por edhe për rajonet e tjera për të krijuar sa më shumë stabilitet.


Shtuar 17.05.2025 12:51

Tags: ,