Shqipëria është bërë pjesë e Konventës Lubjanë-Hagë, që sipas ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja është një hap kundër pandëshkueshmërisë së krimeve ndërkombëtare, kompensimin e viktimave të tyre dhe për forcimin e drejtësisë penale.
Postimi i plotë:
Sot Shqipëria ?? nënshkroi Konventën Lubjanë-Hagë, një hap vendimtar në luftën kundër pandëshkueshmërisë së krimeve ndërkombëtare, kompensimin e viktimave të tyre dhe për forcimin e drejtësisë penale.
Inkurajuese është pjesëmarrja e 43 shteteve në këtë iniciativë, duke përfshirë kontributin e vlerësuar të partnerëve si Holanda ?? dhe Sllovenia. ??
Bashkë për një botë më drejtë dhe të sigurt!