Janë shitur të gjitha biletat e vendosura në dispozicion për ndeshjen Shqipëri-Letoni, në stadiumin “Air Albania”.
Njoftimi është dhënë nga Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Stadiumi nuk do të jetë i mbushur në kapacitet të plotë, për shkak të dënimit të dhënë nga FIFA.
Pas ndeshjes me Serbinë në Tiranë, FSHF-ja u dënua me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë.