Ndeshja Shqipëri-Angli/ Nis pjesa e dytë në Tiranë, nuk ka ndryshime te skuadrat

Shqipëria luan ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2026, me kuqezinjtë që presin në “Arenën Kombëtare” Anglinë, në një duel që vlen sa një miqësore luksi, pasi të dyja ekipet i kanë arritur objektivat e tyre.

Tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka zgjedhur që mos t’i rrezikojë lojtarët të ndëshkuar me karton të verdhë, në mënyrë që të mos humbasin sfidën play off, duke kryer një lloj rotacioni në disa reparte të skuadrës.
Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji. Në mesfushë rreshtohen Asllani, Ramadani, Laçi, ndërsa sulmi përbëhet nga Bajrami, Hoxha dhe Uzuni në qendër, duke ulur në stol Armando Brojën.

Një lloj rotacioni ka zgjedhur të bëjë edhe trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, i cili deri më tani ka grumbulluar pikë të plota me “Tre Luanët”, madje duke mos pësuar asnjë gol.
Drejtësia në këtë sfidë do të vendoset nga italianët, me Marco Guida si arbitër kryesorë, Giorgio Peretti dhe Alessio Berti si anësorë dhe Simone Sozza arbitër i katërt. Në VAR do të jenë Marco Di Bello dhe Valerio Marini.
Rezultati Live:
Shqipëri 0-0 Angli
Komenti Live:
51′ Bajrami hedh një top të bukur në zonë dhe gjen Hoxhën, i cili me goditjen e tij nuk gjen dot rrjetën, por ndalet nga Henderson.
50′ Hoxha provon me një gjuajtje nga distanca, por Henderson e devijon në këndore.
47′ Balliu hedh një top drejt zonës dhe Laçi provon me finte, por e gjen të përgatitur portierin Henderson.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+1′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
39′ Wharton shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Asllanit dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.
37′ Quansah godet me kokë, me Strakoshën që e ndal sërish.
37′ Bowen provon me një gjuajtje brenda zonës, por Strakosha tregohet i vëmendshëm, dhe i mohon golin anglezëve.
36′ Aliji hedh një top drejt zonës, por askush nuk e arrin.
26′ Zëvendësim i detyruar te Shqipëria. Hysaj braktis fushën i dëmtuar, në vendin e tij futet Balliu.
18′ Hysaj provon një gjuajtje nga distanca, por goditja e tij shkon mbi kuadrat.
15′ Ramadani shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Harry Kane dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
4′ Declan Rice merr një top në zonë dhe godet me të djathtën, por Strakosha e kontrollon pa probleme.


Shtuar 16.11.2025 19:13