“Shpresoj të kesh qenë krenare për mua”, reperi shqiptar humb të ëmën

Reperi i njohur, MatoLale ka humbur të ëmën. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë reperi përmes një postimi në rrjete sociale. Ai ka publikuar një fotografi me nënën e tij teksa ndodhej në spital, krahas së cilës ka shkruar se shpreson shumë që ajo të ketë qenë krenare për të.

“Asnji sprove nuk eshte e barabarte me ate kur Zoti vendos me te marr nenen. Tani se kam me nonushen time qe qante per cdo hidherim timin dhe u gezonte me shum se un per cdo gezim timin. Jam bo pishman qe ste kam dhe njeher afer meje ti puthja kembet der sa tme shkoje.

Per ty kam bere shum gjera dhe prej teje skam bere shum te tjera. Shpresoj tkesh qen krenare per mu sic isha un per ty. Te dua pergjithmon dhe me fal per t’gjitha dhe njehere te fundit ??”, shkruan reperi.


Shtuar 31.10.2022 21:11