Ekipet shpëtuese arritën të nxjerrin të gjallë pas 152 orësh një 85-vjeçare nga rrënojat e tërmetit në Turqi.
Ndërsa një vazjë e vogël është shpëtuar nga ekipet pas 150 orësh e bllokuar nën gërmadha. Agjencia e lajmeve Anadolu raporton se e moshuara dhe vogëlushja po marrin ndihmë mjekëosre në spital.
Një foshnje 2-muajashe ëhtë nxjerrë nga ekipet e shpëtimit në Turqi pas plot 128 orësh nën rrënoja.
Siç raportojnë mediet turke, foshnja u shpëtua dje nga rrënojat në Hatay të Turqisë. Një video e publikuar më vonë në rrjetet sociale shfaq beben duke pozuar duke buzëqeshur.
There is always hope!
Footage shows a little girl being carried to an ambulance following her rescue from the quake rubble after 150 hours in debris in Hatay, southern Türkiye
? LIVE updates here: https://t.co/rjJzOvo2mE pic.twitter.com/fxxmHAb8bb
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) February 12, 2023
Mijëra shpëtimtarë janë ende në kërkim të lagjeve të rrafshuara, pavarësisht temperaturave të ftohta që kanë thelluar mjerimin e miliona njerëzve që tani kanë nevojë të dëshpëruar për ndihmë.
Mes të shpëtuarve pesë ditë pas tërmetit janë një vajzë dyvjeçare, një grua shtatzënë gjashtëmuajshe dhe një grua 70-vjeçare, raportojnë mediat turke.
Deri më tani numri i viktimave nga tërmetet në Turqi e Siri ka shkuar mbi 29 mijë./albeu.com/