Shpresa vdes e fundit! Pas 110 orësh nën rrënoja, shpëtohen 3 persona në Siri

Tre persona janë shpëtuar pasi kaluan 110 orë të bllokuar në rrënojat e një ndërtese në Siri.

Pamjet nga vendi në qytetin bregdetar të Jableh treguan dy persona duke u tërhequr zvarrë nga mbetjet e një ndërtese nga ekipet e shpëtimit sirian dhe libanez.

“Zoti është i madh” bërtitën nga personat që shikonin shpëtimin e të mbijetuarve, ku thuhet se ishte një grua dhe fëmijën e saj.

Numri i të vdekurve nga tërmeti është rritur në të paktën 23,700,  më shumë se 3,500 viktima janë në Siri, ndërsa numri i të vdekurve në Turqi ka shkuar në 20,200./albeu.com


Shtuar 10.02.2023 20:23