“Shpëtuam për mrekulli”, detaji që “fundosi” autorët e dyshuar të vrasjes së Luljetës, dëshmia: Nuk na dha lekët!

Është zbardhur dëshmia e Aldo Brahimit dhe Ylli Grabovarit, dy autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës. Ata janë arrestuar nga policia dhe ishte një përgjues i vendosur ditën e djeshme nga uniformat blu që “i fundosi”.

Pasi u gjet trupi i pajetë i 32-vjeçares, policia shoqëroi 17 persona për t’i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Pasi janë lënë të lirë, dy autorët e dyshuar në bisedat mes tyre mësohet të kenë thënë “shpëtuam për mrekulli”. Ka qenë kjo bisedë që i ka çuar më pas në pranga, ku edhe kanë pranuar krimin.

Ata kanë dëshmuar në polici se janë konfliktuar me Luljetën pasi ajo kishte refuzuar që t’i jepte të gjitha lekët që kishte mbledhur nga aktiviteti i saj seksual, pasi një pjesë i kishte shpenzuar në spital për tu kuruar.

“Prej muajsh ne njihemi me njëri tjetrin, konflikti ka nisur pasi nuk na ka dhënë paratë që kishte mbledhur që t’i bënin bashkë me ato që mblidhnin ne duke lypur në rrugë”, kanë thënë ata.

Gjithashtu mësohet se 32-vjeçarja prej kohësh nuk ka pasur kontakte me familjarët e saj pasi jetonte me dy të arrestuarit dhe me tre mikeshat të cilat janë vënë nën hetim.

B. S., M. M. dhe me një 15-vjeçare po hetohen në gjendje të lirë pasi kanë qenë të pranishme në momentin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin në polici./albeu.com/


Shtuar 3.08.2023 11:20