Shpërthimi në pikën e karburantit në Tiranë, arrestohet menaxheri

Policia e Tiranës ka arrestuar menaxherin e karburantit në rrugën “Bardhyl”, pas shpërthimit që ndodhi në momentin që autoboti po shkarkonte benzinën.

Në pranga ka përfunduar Miklovan Çollaku, nën akuzën se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse.

Nga shpërthimi mbeti i plagosur Çollaku  si dhe shoferi i autobotit. Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës, 4 nentor pranë një pike karburanti në rrugën Bardhyl në kryeqytet.

Sipas të dhënave nga policia, ka pasur një shpërthim të valvulës së sigurisë të dhomës së nëndheshme të gazit ngjitur me karburantin.

Njoftimi i policise:

Tiranë-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin M. S., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, menaxher në një pikë karburanti në Rrugën Bardhyl.

Ditën e djeshme, në karburantin ku ky shtetas punon, gjatë momentit të shkarkimit të lëndëve djegëse nga depozita e autobotit për në depozitat e tjera, ka ndodhur një shpërthim zjarri, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi M. S., dhe shtetasi M. K., shoferi i autobotit.

42-vjeçari ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi M. K., pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale/albeu.com