Një person thuhet se ka ndërruar jetë për shkak të shpërthimit në flakë të një mjeti tip “Tesla Cybertruck” në hyrje të Hotelit Ndërkombëtar Trump, mëngjesin e 1 Janarit.
Shpërthimi u raportua në hotel vetëm pas orës 8:40 të mëngjesit dhe ekipet zjarrfikëse gjetën një Cybertruck të vitit 2024 të përfshirë nga flakët, tha sherifi i Las Vegas Kevin McCahill në një konferencë shtypi.
“Ka një individ të vdekur brenda Cybertruck dhe nuk e di nëse është mashkull apo femër në këtë moment,” tha McMahill.
Jeremy Schwartz, agjent special në krye të FBI-së në Las Vegas, gjithashtu konfirmoi gjatë konferencës për shtyp se ekipi i tij është i përfshirë në hetim.