Shpërthimi me tritol në Tiranë/ Kush është pronari 39-vjeçar me precedentë penal, para një viti u arrestua për vjedhjen e ‘Audi’-t 200 mijë euro

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 Korrik) në rrugën “Peti” tek zona e Liqenit të Thatë.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete të parkuara, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë.

“Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39-vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.

Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Sipas policisë, 39-vjeçari turk, Yucehan Er banues në Gjermani, ka marrë një automjet me qira, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ja kanë vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.

Mësohet se pronar i garazhit që iu vendos tritol është Elvis Kosova, me precedentë të mëparshëm penal.

Ai u arrestua në gusht të vitit 2024, për shkak se u akuzua për vjedhjen e nje Audi R8 me vlerë 200 mijë euro.

Lidhur me këtë rast, së bashku me të u vu në pranga edhe shtetasin turk, Yucehan Er.

Sipas njoftimit të policisë në atë kohë, 39-vjeçari turk Yucehan Er, banues në Gjermani, kishte marrë një automjet me qira, të cilin e solli në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ia kishin vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se Yucehan Er ia kishte dhënë automjetin Elvis Kosovës dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij për qëllime përfitimi.

Pasi ka zbuluar skemën, gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, blutë gjetën të parkuar automjetin tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare. Në kërkim, në atë kohë, u shpall edhe një 20-vjeçar, pronari i baneses ku ishte parkuar makina.


Shtuar 24.07.2025 09:16