Shpërthimi me tritol në Shkodër/ Reagon policia: Ka vetëm dëme materiale

Policia ka dalë një një regim zyrtar lidhur me shpërthimin me tritol në subjektin “Lufa Print” në pronosi të Lulzim Mehmetit. Blutë bëjnë me dije se nga lënda plasëse janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Lënda plasëse është vendosur te dera e një subjekti, e cila operonte në fushën e reklamave dhe marketingut. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Shtuar 9.12.2025 23:18