Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 24 korrik 2025, në rrugën “Peti” në Tiranë, ku u vendos një sasi lënde plasëse në portën e garazhit të shtetasit Elvis Kosova, i njohur edhe si “Visi i Garave”.
Pas hetimeve të thelluara të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Klodian Steli 36-vjeç, banues në Fushë Krujë.
Gjithashtu, policia ka gjetur edhe automjetin me të cilin dyshohet se 36-vjeçari ka lëvizur gjatë kohës së kryerjes së krimit.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet autorësia e vendosjes së lëndës plasëse në garazhdin e shtetasit E. K., ndodhur më datë 24.07.2025.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin:
Klodian Steli, 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.