Shpërthimi me tritol i hotelit në Sarandë, pistë e re hetimi: Objektin donte ta blinte Edmond Papa, biznesmeni që u ekzekutua në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me hedhjen në erë me trito të hotel “Bizantit” në Sarandë në orët e para të mëngjesit sot.

Policia dhe Prokuroria kanë ngritur një tjetër pistë hetimi, duke lidhur ngjarjen e sotme më vrasjen e biznesemenit Edmond Papa, i cili u ekzekutua më 16 dhjetor të vitit të kaluar në zonën e Selitës në Tiranë.

Sipas burimeve rezulton se Papa ka tentuar të blejë hotelin që u hodh në erë sot me dhjetëra kg tritol.
Grupi hetimor tregohet i rezervuar për të dhënë detaje të mëtejshme për këtë pistë, ndërkohë që nuk dihet se me kë nga ortakët po zhvilloheshin këto përpjekje blerje dhe si kanë përfunduar.

Sipas hetimit paraprak të xheniereve dyshohet se sasia nuk ishte vendosur në një vend, por në disa pjesë të hotelit dhe është vendosur në mënyrë të tille që forca goditëse ta rrafshonte godinën duke shpërthyer në seri të gjitha sasitë e tritolit të vendosura në objekt.

Shpërthim me tritol ndodhi herët në mëngjesin e së hënës në Sarandë. Sasia e lëndës shpërthyese ishte vedosur në hotelin “Bizanti”, të shtetasit Spiro Çabiri.

Shpërthimi është dëgjuar në gjithë Sarandën dhe ka shkaktuar dëme në bizneset afër hotelit.

Ndërkohë, mësohet se prona ka qenë ka qenë objekt procesesh gjyqësore me palë paditëse Dhimitër Evangjeliu dhe të paditur Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka, që rezultojnë bashkëpronarë në QKB bashkë me Miranda Qabirin.
Sipas policisë, procesi gjyqësor vijon prej vitit 2002, ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar

Saranda dhe tritolet ndaj hoteleve

Historitë e tritolit nuk janë të panjohura për qytetin e Sarandës.
Në dhjetor të vitit 2022 u hodh në erë muri rrethues i një banese në pronësi të shtetasit Lefter Lefteri.

Ky i fundit më parë kishte punuar në IKMT dhe ishte kallëzuar më herët madje dhe shoqëruar në komisariat lidhur me një objekt në ndërtim e sipër në lagjen nr.1 të qytetit.

Ndërkohë, po vitin e kaluar, hotelit të Mariel Muratit iu vendos tritol për herë të dytë.
Mariel Murati,ishte ish-Drejtor i ALUIZNI-t Sarandë dhe aktualisht Drejtor i FSDKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor) në Sarandë.

Por kjo nuk ishte hera e pare që vendosej lëndë shpërthyese në pronën e Muratit. Më 9 shkurt të vitit 2021, në të njëjtin hotel u vendos sërish një sasi tritoli në tarrace, e cila shpërtheu sapo roja ndezi dritën.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati të lënduar./albeu.com


Shtuar 13.02.2023 15:32