Shpërthimi me lëndë plasëse pas divorcit mes Klea Gjatës dhe Laert Haxhiut, lidhja që u kris pasi në burg hyri në takim special Ziza Pajaziti

Mëngjesin e sotëm, një shpërthim i fortë tritoli ka ndodhur në lagjen “Gafur Muço” në Lushnje, ku objektiv ka qënë banesa e nënës së Klea Gjatës, shtetases Shaqe Gjata.

Policia e Lushnjes, ka ngritur dyshime të forta se shkak i vendosjes së tritolit, mund të jetë bërë mosmarëveshjet e lindura mes Klea Gjatës dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu, me të cilin vajza është ndarë.

Divorci mes Klea Gjatës dhe Laert Haxhiut, ka ndodhur sapo vajza nga Lushnja, ka mësuar se një modele nga Kosova e quajtur Ziza Pajaziti, ka frekuentuar në takim special në burgn e Drenovës të dashurin e Kleas, Laert Haxhiu.

 


Ziza Pajaziti Laert Haxhiu

 

Pas zbulimit të tradhtisë, Klea Gjata, ka refuzuar takimet e mëtejshme në burg me Laert Haxhiun, duke çuar në një konflikt të vazhdueshëm me të.

 


Klea Gjata, ish-e dashura e Laert Haxhiut

Sipas burimeve të policisë së Tiranës, kjo pistë dhe ky konflikt mund të jetë bërë shkak për vendosjen e tritolit në banesën ku jeton nëna e Klea Gjatës, e cila fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime nga shpërthimi I tritolit.

Kujtojmë se emri i Klea Gjatës doli në media si e dashura besnike e Laert Haxhiut, kur njëri nga anëtarët Artan Tafani, shfaqi pendësn dhe foli për prokurorinë e Elbasanit, disa nga krimet e kryera nga banda e Laert Haxhiut.

Pas dëshmisë së tij, policia dhe prokuroria urdhëruan arrestimin e Klea Gjatës për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, e cila ka qëndruar 6 muaj në burg dhe njëherësh ju sekuestrua një automjet tip “Benz”, me të cilin lëvizte herë pas here Laert Haxhiu, gjatë kohës kur ishte në kërkim./ Nga Elton Qyno


Shtuar 30.09.2025 09:36