Shpërthimi me eksploziv në Vlorë, mësohet emri i personit që i shpëtoi atentatit

Një makinë u hodh në erë më eksploziv pak momente më parë në qytetin e Vlorës,  pranë zonës së Kuzum Babasë.

Makina tip “Pasat” me targa  AA 151 MJ mësohet se është pronësi  Benard Sinomataj.

Automjeti ishte i parkuar poshtë pallatit, pranë spitalit të Vlorës në lagjen “Hajro Cakerri” kur u dëgjua një zhurmë e fortë.

Dëmet janë shkaktuar në pjesën e shoferit, ky dyshohet se ishte vendosur eksplozivi. Menjëherë policia ka rrethuar zonën duke nisur hetimet për ngjarjen që fatmirësisht nuk pati të lënduar./albeu.com


Shtuar 3.01.2022 19:16