Shpërthimi i murtajës, ndalohen përkohësisht lëvizja dhe tregtimi i dhenve dhe dhive

Ndalohet përkohësishtë lëvizja e kafshëve të gjalla të llojit dhënie dhe dhi, nga një fermë në një tjetër, përfshirë shtegtimin dhe kullotjen në çdo pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Po ashtu, ndalohet përkohësisht edhe tregtimi i këtyre kafshëve në tregje të hapura, panaire, apo çdo lloj grumbullimi tjetër, që përfshin bagëti të imta.

E vetmja lëvizje e lejuar është ajo drejt thertoreve, e cila duhet të shoqërohet me certifikatë shëndetësore veterinare, e lëshuar nga veterineri zyrtar përkatës.

Ky vendim është marrë si masë parandaluese pas shpërthimit të murtajës së bagëtive të imta, duke synuar ndalimin e përhapjes së sëmundjeve të kafshët e tjera.


Shtuar 13.06.2025 20:19