Shpërthimi i bombulës së gazit në Tiranë, ja kush janë të plagosurit (EMRAT)

Paraditen e sotme, një shpërthim i fuqishëm i një bombule gazi ka ndodhur në një ambient jofunksional në kryeqytet, duke lënë të plagosur pronarin e lokalit, Besmir Dyrmishi, 40-vjeç, dhe punonjësin e tij, Klejdi Bajrami, 28-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në një piceri pranë zonës së “Delijorgji” në Tiranë.

Në pamjet duken xhama të thyera dhe karrige të shkatërruara, ndërsa ambienti i goditur nga shpërthimi është dëmtuar rëndë.

Shpërthimi ka pasur forcë të madhe dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në lokal, ndërsa dëshmitarët flasin për frikë të madhe në momentin e ngjarjes.

Grupi hetimor është shpallur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti.

Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një defekti në bombulën e gazit, por hetimet janë ende në fazën fillestare dhe nuk është përjashtuar mundësia e faktorëve të tjerë.


Shtuar 4.12.2025 13:48