Banorët e Borizanës në Fushë-Krujë mbrëmjen e sotme kanë denoncuar shpërthime të forta në guroret e zonës.
Sipas tyre, shpërthimi ka ndodhur r rreth orës 17:45 dhe ka qenë më i fortë se herët e tjera, duke qenë se kjo është një gurore që operon prej kohësh.
Banorët e lagjes “Hima” kanë njoftuar policinë dhe kanë deklaruar se po u dëmtohen banesat nga shpërthimet e forta.
Ndërkohë që uniformat blu i kanë ftuar ditën e nesërme të bëjnë kallëzimin në komisariat.
Banorët nuk kanë pranuar me arsyetimin se nuk kanë besim tek institucionet, ndërsa mësohet se mes denoncuesve është edhe fisi Maja i cili u rrah nga fisi Rrahja pak javë më parë.
Kujtojmë se gurorja e fisit Rraja u mbyll disa kohë më parë, pas dhunës që fisi Rraja ushtroi ndaj kushërinjve Maja. Këta të fundit ishin ankuar për dëmtimet që u kishin shkaktuar në shtëpi shpërthimet e guroreve.
Si ndodhi ngjarja
Bilbil Maja dhe kushëriri i tij, Jashar Maja kanë qenë duke biseduar me inxhinierin për gjetjen e një zgjidhjeje për guroren, e cila po u shembte banesat për shkak të shërthimeve që bëheshin aty.
Në atë moment sipas Bilbil Majës disa anëtarë të familjes Rraja mes tyre vëllezërit e Rrahman Rrajës dhe djali i tij me shkopinj bejsbolli në duar dhe me pistoleta i kanë dhunuar barbarisht.
Bilbil Maja është shprehur gjithashtu se Xhelal Rraja e ka goditur nga pas me qytën e pistoletës, ndërsa Flamur Maja e ka goditur me shulin e pistoletës në kokë.
“Në lokal pashë që kur u shtriva në dysheme u futën edhe katër persona të tjerë, ishte edhe “Caku” që është pronar i gurores. Kishin në duar shkopinj me të cilët na godisnin. Flamur Rraja më ka goditur me shulin e pistoletës, kurse Xhelal Rraja më goditi nga mbrapa në shpinë me qytën e pistoletës.”, ka thënë në polici Bilbil Maja.
Ngjarja fillimisht u mbajt e fshehtë nga ana e uniformave blu, dhe u bë publike vetëm pasi vido e bërë nga vetë autorët e dhunës u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.
Për këtë ngjarje të rëndë dha dorëheqjen nga mandati i deputetit Rrahman Rraja, si dhe u shkarkua Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
/Albeu.com