Shpërthime të fuqishme në Krime, momenti kur ukrainasit fillojnë kundërsulmet ndaj rusëve, dy të plagosur (VIDEO)

Lufta Ukrainë-Rusi ende po vazhdon me tone të ashpra.

Kjo shihet mjaft mirë edhe në pamjet e publikuara nga Krimeja, e cila është aneksuar nga rusët ku dhe po zhvillohet një betejë e ashpër ku janë plagosur edhe dy persona.

Në video shihen qartë bombardime për tëcilat rusët pretendojnë se bëhet fjalë për djegien e një trafostacioni, ndërsa këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, përbri videos së publikuar ka shkruar se hidhet në erë depoja e municionit të ushtrisë ruse.

Një zyrtar pro-rusë në Krime i identifikuar si Sergey Aksionov, ka thënë se ka shkuar me urgjencë në fshatin Majskoj në afërsi të Jankojit, raporton The Guardian./albeu.com