Shpërthim pranë Ministrisë së Jashtme në Kabul, 20 të vdekur

Një shpërthim ka ndodhur pranë ndërtesës së Ministrisë së Jashtme afgane në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit.

Sipas të dhënave paraprake, nga shpërthimi kanë humbur jetën 20 persona.

Ustad Fareedun, një zyrtar në Ministrinë e Informacionit të drejtuar nga talebanët, tha për Reuters se sulmuesi kishte planifikuar të hynte në ministrinë e jashtme, por dështoi.

Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme talebanë nuk kanë komentuar ende mbi shpërthimin vdekjeprurës.

Më herët, zëdhënësi i shefit të policisë së Kabulit, Khalid Zadran, tha se ekipet e sigurisë ndodhen në zonë.

Shpërthimi thuhet se ndodhi kur një delegacion kinez po takonte talebanët në Ministrinë e Jashtme./albeu.com