Një shpërthim i fuqishëm nga rënia e një droni ukrainas është dëgjuar në orët e para të së premtes pranë “Qytetit” të Moskës, zonë ku ngrihen disa rrokaqiej në kryeqytetin e Rusisë, pak kilometra larg Kremlinit.
Videot qarkulluan shpejt në mediat sociale që tregonin tym të dendur që ngrihej nga një zonë qendrore e kryeqytetit rus, e ndjekur nga një deklaratë nga kryetari i bashkisë së qytetit, Sergei Sabianin.
❗️ Another drone attack on Moscow#Moscow residents are massively reporting the sounds of an explosion. Moscow Mayor Sobyanin said that a drone was shot down by air defense forces while attempting to fly over Moscow. The wreckage of the UAV fell in the area of Expocenter.
Now… pic.twitter.com/HNlgPTsmGQ
— NEXTA (@nexta_tv) August 18, 2023
Ai pretendoi se sistemi i mbrojtjes ajrore të Moskës u aktivizua dhe rrëzoi një dron ukrainas. Mbetjet e UAV-së, shtoi ai, ranë pranë qendrës së ekspozitës së qytetit.
“Gjatë përpjekjes së tij për të arritur në Moskë, forcat e mbrojtjes kundërajrore shkatërruan dronin. Mbetjet e tij ranë në zonën e qendrës së ekspozitës dhe nuk shkaktuan dëme të konsiderueshme në ndërtesë”, tha Sergej Sabianin, duke shtuar se bazuar në informacionet e para, nuk ka viktima.
Informacioni se një tentativë për sulm me dron ukrainas në Moskë u zmbraps gjithashtu përmes Telegramit nga Ministria ruse e Mbrojtjes, duke shtuar se pasi u godit nga mbrojtjet kundërajrore, ai “ndryshoi kursin” dhe u përplas në një ndërtesë zyre.
Informacionet nga mediat ukrainase raportuan se për shkak të këtij incidenti Aeroporti Vnukovo i Moskës u mbyll përkohësisht.