Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Skandërbeg” në Shkodër.
Sipas raportimeve paraprake, lënda plasëse e dyshuar tritil, t’i jetë vendosur një biznesi teksa raportohen vetëm dëme materiale.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

