Një shpërthim është regjistruar në zyrat qëndrore të Kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Prishtinë pasditen e sotme.
Si pasojë e shpërthimit është plagosur një person I cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
KED-s bën të ditur se gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana, ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV.
“Si pasojë e këtij aksidenti një punëtor i KEDS është lënduar. Fatmirësisht, sipas informative që kemi marrë nga emergjenca punëtori ynë është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.
Nënstacioni për shkak të këtij aksidenti për momentin është jashtë pune.
Ky nënstacion përfshinë daljet që furnizojnë qendrën, Ulpianën dhe një pjesë e Bregut të Diellit, Dardanisë dhe Aktashit.
“Ekipet tona tanimë janë duke punuar në rregullimin e prishjes dhe energjizimin e nënstacionit”, thuhet më tej.