Shpërthim me tritol në Shkodër, një person i plagosur, detajet për ngjarjen

Mesditën e kësaj të marte (28 tetor) një shpërthim me tritol ka ndodhur në Shkodër, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Arra e Madhe” të qytetit, ku lënda plasëse ishte vendosur në një mjet të parkuar.

Mësohet se personi i plagosur është shtetasi Enea Buzukja, punonjës i Drejtorisë së Tatimeve në Shkodër, i cili është transportuar për në spital.

Policia dhe grupi hetimor mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen detajet si ka ndodhur ngjarja.


Shtuar 28.10.2025 11:54