Këtë të hënë, një shpërthim me tritol është regjistruar në Shkodër, në hyrjen e një pallati në Perash në Shkodrës, duke shkaktuar vdekjen e një personi
Viktima është ende i paidentifikuar. Raportohet se fillimisht është menduar se ka shpërthyer boksi elektrik, por më pas ka rezultuar lëndë plasëse.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet.
Sakaq, punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik.
Personi i plagosur nga shpërthimi u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës, por duket se gjithçka ka rezultuar pa sukses, pasi ai kishte ndërruar jetë.

