Shpërthim me tritol në Lushnjë

Një shpërthim tritoli ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Lushnjes.

Sipas policisë, në lagjen ’18 tetor’ pranë banesës së një së shtetases R. T.,( e cila është e pabanuar), është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:45 të së dielës.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Policia po heton ngjarjen.


Shtuar 24.12.2023 22:30