Shpërthim me lëndë plasëse servisit në Fushë-Krujë, pronari e gjen portën e coptuar

Një shpërthim me lëndë plasëse, ka ndodhur në fshatin Luz të Fushë-Krujës. Policia thotë se lënda shpërthyese, është vendosur në qepenin e një servisi automjetesh.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 29.09.2025 10:19