Shpërthim me lëndë plasëse pranë një banese në Sarandë

Ditën e sotme, një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Sarandë, por për fat të mirë pa dëme serioze.

Policia sqaron se sot, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Berdenesh, Sarandë në murin e jashtëm rrethues të banesës private të shtetases S. I, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Të lidhura

None found

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Shtuar 8.04.2026 12:01