Gjatë natës, një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kadri Qystri”.
Mwsohet selënda plasëse, i është vendosur derës së garazhit të shtetasit me inicialet A.P. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
“Në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, në derën e garazhit të shtetasit A. P., është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.