Shpërthim me lëndë plasëse në Laprakë, dëmtohen xhamat e një biznesi

Tiranë– Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer ditën e sotme në kryeqytet.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/albeu.com 


Shtuar 21.11.2023 10:11